Sporti

Bartomeu mbyll derën për Lautaron: Kemi ndaluar kontaktet – s’mund të bëjmë investime të mëdha

08/02/2020 11:47
nga:Lorik J

Asnjë sa i përket transferimit të sulmuesit Lautaro Martinez tek Barcelona, të paktën për momentin.

Këtë e konfirmon Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës – i cili gjatë një interviste të gjatë me gazetën spanjolle Sport tha se ai kishte pasur kontakte me Interin në javët e kaluara, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, gjithçka ka ndaluar – për shkak të situatës dhe krizës që po kalojnë klubet për shkak të virusit Covid-19.

“Aktualisht ne kemi ndërprerë kontaktet me marrëveshje të ndërsjellë me klubin e Interit. Situata aktuale që po kalon futbolli nuk lejon investime të mëdha”, tha Bartomeu.

/GazetaBlic/