Lajme

Barnier reagon pas shtyrjes së Brexit

03/14/2019 22:09
nga:A. R.

Pas rezultatit nga ana e Bashkimit Europian, të votimeve gati treditore në Dhomën e Komunëve të Britanisë së Madhe mbi çështjen jetike të “Brexit”-it kur kanë mbetur dy javë nga afati i përcaktuar për shkëputjen e ishullit nga blloku, ka reaguar edhe kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.

“Nëse Britania e Madhe dëshiron ende të largohet nga Bashkimi Europian dhe kërkon të shkëputet në një mënyrë të rregullt siç na ka thënë kryeministrja neve, atëherë ky traktat (i referohet planit të rakorduar) kështu siç është, i cili organizon shkëputjen e rregullt, ky traktat është i vetmi opsion i mundshëm dhe i disponueshëm”, është shprehur Barnier.

“Nëse duam të jemi të qartë dhe të përgjegjshëm, ne duhet të përgatitemi edhe për opsionin e ashtuquajtur pa marrëveshje, sepse data e zgjedhur prej Theresa Mayt për të lënë Bashkimin Europian më 29 mars është ende në fuqi.

“E di edhe mundësinë e një shtyrjeje të mundshme që Britania mund të na e kërkojë, është pikërisht një nga ato që u votuan sot në Dhomën e Komunëve, por për këtë çështje nuk kam koment”, tha ai, duke lënë të nënkuptohet se nuk ekziston një opsion i dytë nga ana e BE-së.

05/25/2019 17:09

Thirret protestë kundër korrupsionit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë