Sporti

Barellas arrin në Milano – Inter hap dyert për të

07/12/2019 09:08
nga:Ideal

Ka marrë fund dilema e transferimit të Nicolo Barellas. Ylli i Cagliarit do të jetë futbollist i ri i Interin. 45 milionë euro, plus bonuset, është oferta që e ka bindur futbollistin dhe Cagliarin.

Se gjithçka ka marrë fund për të ardhmen e tij, ka treguar edhe vetë futbollisti. Interisti i ri ka arritur mbrëmë në Milano.

“Jam shumë, shumë i lumtur”” kanë qenë fjalët e para të Barellas.

Fantazisti italian gjatë ditës do të iu nënshtohet testeve mjekësore, para se të zyrtarizohet si futbollst i ri i Interit.

Skuadra e Contes e ka fituar garën me Romën, skuadër e cila javën e kaluar ishte pranë blerjes së supertalentit.