Lajme

Bardhyl Meta me porosi të qartë për Anton Berishën e AAK-së: Mos e fyej LDK-në

03/07/2018 18:57
nga:M H

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta përmes një shkrimi në llogarinë e tij personale në Facebook ka shkruar për anëtarin e kryesisë së AAK-së Anton Berishën, transmeton Gazeta Blic.

Meta ka lutur Berishën që të mos ofendoj deputetët e LDK-së, sepse gjuha fyese nuk e nderon asnjë parti dhe asnjë individ.

Për më shumë, shkrimi i plotë i Bardhyl Metës:

Anton Berisha i AAK-ës dhe gjuha e përdalë!?

Luten disa eksponent të Qeverisë, sidomos disa, si puna z.Anton Berisha, që të kultivoj(n)ë kulturën politike shtetndërtuese dhe për bashkuese, e t’mos flasin përçarët, të fyejn e ofendojnë tjerët, me një gjuhë të përdalë, që s’na nderon asnjërin, as si parti, dhe as si Individ!
Se besojë se e ka caktuar kush këtë djal(k)ë, si kujdestarë në AAK – që sa herë që qel gojën – të ofendojë, fyej e përbaltë LDK-ën, sikur edhe udhëheqësit e saj legal e legjitim, sot e ndër vite…!?
S’po e kuptojë, pse s’ka pikë respekti, as për Abc-në politike…!?

– M’duhet t’ia parafrazojë një poezi të mrekullueshme, rreth ABC-së, zotëriut Anton Berisha, të latuar mjeshtërisht nga Odhise Grillo!

Për Një Shkronjë!?

“Lërmë, o babi, lërmë,
lërmë të shkoj në lojë,
se s’bëhet hataja – vetëm për një shkronjë!”

“Nuk bëhet hataja: “vetëm për një shkronjë”?!
Eja, bir i babit, bashkë ta shikojmë:

Për një shkronjë, që ti s’e vë (Anton B.),
fjala “Derë”, bëhet “Erë” – dhe “Shtëpia” ngel pa “Derë”!

Për një “M” – që ti s’e vë – fjala “Mik” – bëhet “Ik”?
Ç’bën kështu, more “Anton”: A i thuhet mikut “ik”!?

p.s. Kaq këtë herë, sepse s’duam ti themi Antonit…!?

12/18/2018 20:06

Frashër Krasniqi: Të gjithë u çuan kundër Mogherinit përveç Vetëvendosjes