Lajme

Bardhyl Meta: AAK duhet t’i kërkojë falje publike Isa Mustafës

01/23/2019 12:44
nga:A. R.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka reaguar ashpër ndaj deputeti të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit ka ofenduar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, raporton Gazeta Blic.

Meta, në një shkrim të bërë në “Facebook”, ka thënë që kryesia e AAK-së, dhe grupi i AAK-së do të duhet t’i kërkojnë falje publike kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe ta gjykojnë në shpejtësi gjuhën e përdorur nga deputeti Berisha.

Shkrimi i plotë i Bardhyl Metës:

 

Kryesia e AAK, z. Haradinaj si dhe GP i AAK-ës, do të duhej t‘kërkojnë falje publike Kryetarit të LDK-ës, z.Isa Mustafa, dhe t’gjykojnë rreptë aktin e shëmtuar dhe gjuhën e përdalë, të Deputetit B.Berisha!

Është shumë e rëndësishme që çdo njeri, absolutisht çdo njeri (qoftë edhe fëmijë, adoleshent dhe i pjekur), dhe veçanërisht e rëndësishme, për të tillë që marrin pjesë në jetën publike e politike – ta zamë si puna e këtij Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i cili në emisionin “DPT te Fidani në T7” – fliste për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa – me një gjuhë të pashembullt, e cila, shpërfaqi gjithë injorancën, pakulturën dhe prirjet e tij për ofendime e denigrim, me një gjuhë të përdalë, e një qasje agresivi e të dhunshme.
– Dhuna, si fenomen, fillon gjithherë verbalishtë, e përfundon fizikisht dhe tragjikisht…!

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sikurse edhe Grupi i tyre Parlamentar, përfshirë edhe Kryeministrin Haradinaj – nga këndvështrimi im – do t’duhej t’i kërkojnë menjëherë falje publike, Kryetarit të LDK-ës, sikur që duhet gjithashtu, t’a gjykojnë rreptë dhe publikisht, këtë shpërfaqje të pashembullt të pakulturës elementare politike, njerëzore e të komunikimit publik.

Pas parasysh, kodet etike që aplikohen në shumë media gjetiu në botë – mendojë se edhe Fidan Jupolli (për të cilin kam shumë respekt, profesional e njerëzor) – ka pas gjithë arsyet profesionale, etike e njerëzore, që mysafiren e përdalë, që s’kishte respekt për asnjë kod e kanun etik e moral, t’a ftonte që të largohej menjëherë nga Studio…

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai