Sporti

Barcelonës do t’i mungojë sonte edhe Mascherano

10/28/2017 11:34
nga:N S

Javier Mascherano ishte i dyshimtë deri në minutën e fundit.

Mbrojtësi argjentinas nuk ka arritur të shërohet plotësisht dhe në këtë formë nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Ahtletic Bilbaos.

Futbollisti ditëve të fundit është ftohur tej mase dhe mjekët i kanë sugjeruar që mos të udhëtojë për në Bilbao.

Javier Mascherano deri më tani ka luajtur 201 ndeshje me katalunasit dhe ka shënuar një gol
Gjithashtu është raportuar se katalunasve do t’iu mungojë edhe mesfushori, Andres Iniesta.

Ky i fundit ka pësuar ditë më parë një lëndim dhe nuk ka arritur të rikuperohet me kohë për ndeshjen e vlefshëm në La Liga.

Trajneri Ernesto Valverde tashmë ka thirru edhe dy talentë të akademisë, mesfushorët David Kostas dhe Oriol Busquets.

Theksojmë se takimi pritet të fillojë rreth orës 20:45 dhe ky do të jetë rikthim i Valverdes në Bilbao, të cilën skuadër e udhëhoqi për gjashtë vjet.

11/18/2017 23:08

Kjo statistikë po tmerron Real Madridin (FOTO)