Sporti

Barcelonës nuk i intereson më Suarez, po vëzhgon zëvendësimet e mundshme

12/15/2018 08:34
nga:M K

Mosha e bënë të veten. Nuk ka sesi ndryshe. Suarez është ‘plakur’.

Uruguaiani po kalon momentet e fundit nën fanellën e Barcelonës, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi klubi i tij aktual po mendon për një sulmues tipik ‘9-sh’, i cili do ta zëvendësojë përfundimisht përfaqësuesin ameriko-latin.

Ish anëtari i Liverpoolit tashmë ka mbushur 32 vjet dhe gradualisht po e humb formën dhe instiktin e dikurshëm që e kishte.

Janë disa opsione që drejtuesit katalunas po i monitorojnë tash e një kohë, kurse në mesin e tyre është edhe një ish-madridist, Alvaro Morata.

Ky i fundit nuk po tregohet shumë produktiv te Chelsea, derisa largimi nga ‘Stamford Bridge’ mund të jetë çështje orësh.

Në listën e ngushtë gjendet edhe Piatek i Genoas si dhe Andre Silva i Milanit që po kalon në formulën e huazimit te Sevilla.

/GazetaBlic/

03/19/2019 13:51

Mbrojtësi i Man Unitedit: Unë e di dobësinë e vetme të Messit