Sporti

Barcelonës mund t’i dështojë transferi i Janarit

01/11/2019 16:21
nga:M K

Barcelonës mund t’i dështojë transferi i Janarit.

Fjala është për të shumëpërfolurin, Adrien Rabiot, i cili edhe më tutje nuk e ka siguruar kalimin në Camp Nou, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka konfirmuar trajneri i kampionëve aktual francez, Tomas Tuchel, që ka deklaruar se Rabiot ende mund të qëndrojë në ‘Parkun e Princave’.

Kjo pasi situata ende po vazhdon të mbetet e paqartë.

Futbollisti nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me klubin parisien dhe ka arritur akordin me katalunasit, mirëpo që e ka një kusht për këta të fundit.

Ai po kërkon veçmas pozitën e tij ideale dhe minutazh më të sigurtë.

Gjithsesi ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të mini-afatit kalimtar të Janarit, kur edhe pritet të mësohet përfundimisht e ardhmja e tij.

/GazetaBlic/

03/20/2019 20:22

Ramiz Lladrovci: Kadri Veseli është si une