Sporti

Barcelona vendos për shitjen e Coutinhos, ky është çmimi i brazilianit

07/25/2019 18:36
nga:M K

Tashmë duket të jetë vendosur: Coutinho do të shitet.

Barcelona ka marrë vendim që brazilianit t’ia vë çmimin prej 105 milionë euro, afro 35 milionë më pak sesa që e bleu në Janarin e vitit 2018, shkruan GazetaBlic.

PSG, Liverpool dhe Manchester United janë skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij, por me gjasa të mëdha është kampioni aktual evropian, që po shqyrton mundësinë dhe i’a ka dërguar spanjollëve një ofertë prej huazimit dy vjeçar të futbollistit me mundësi blerjeje pas dy edicioneve.

Javën më parë, agjenti i Coutinhos, Kia Joorabchian deklaroi se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu i ka thënë se Coutinho nuk është në shitje, andaj nuk ka shikuar ndonjë ekip për të.

“Nuk e kemi ofruar lojtarin te klubet e tjera. Barcelona po kërkon që Coutinho të përfshihet në transferimin e Neymarit në Camp Nou, mirëpo një gjë e tillë po refuzohet”, përfundoi Joorabchian.

Por tani gjërat duket se kanë ndryshuar, andaj mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë ndonjë lëvizjeje sa i përket këtij operacioni transferimi.

/GazetaBlic/

09/06/2019 17:46

Coutinho iu vetëofrua Manchester Cityt, Guardiola e refuzoi