Sporti

Barcelona u turpërua 2 me 8 nga Bayerni, ky është komenti i trajnerit Setien pas ndeshjes

08/14/2020 23:15
nga:Mergim Rreci

Bayerni ka triumfuar në mënyrë fantastike ndaj Barcelonës sonte në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët fituan bindshëm 2 me 8 ndaj Blaugranëve, të cilët ishin inferior ndaj një fuqie që e kishte sonte skuadra gjermane, shkruan GazetaBlic.

Golat për Bayernin i shënuan Muller x2, Perisic, Gnabry, Kimich, Lewandowski, Coutinho. Në anën tjetër për Barcelonën shënuan Alaba (og) dhe Suarez.

“Është një humbje jashtëzakonisht e dhimbshme. Ekipi ka qenë i mposhtur plotësisht. Bayern ka tejkaluar mbi ne. Është shumë herët të mendosh për vazhdimësinë time në klub. Nuk më takon mua.” tha Setien pas ndeshjes.