Sporti

Barcelona u rikthehet stërvitjeve

05/08/2020 16:39
nga:M K

Shenja pozitive edhe nga Spanja.

Përderisa Gjermania ka konfirmuar se nga 16 Maji i rikthehet kampionatit, në Iberik së pari do të zhvillohen stërvitjet në formë grupore, përcjell GazetaBlic.

Deri më tani ende nuk ka ndonjë datë të saktë lidhur me atë se kur do të zhvillohen ndeshjet, por se rinisja e stërvitjeve është hap para në atë drejtim.

Blaugrana përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Twitter” ka konfirmuar fillimin e ushtrimeve, teksa nuk kishte si të mungonte edhe një fotografi e gjeniut, Leo Messi.

“Lojtarët kanë ushtruar në termine të ndryshme nga mëngjesi. Kjo rutinë do të vazhdojë edhe të shtunën”, ka shkruar klubi katalunas.

/GazetaBlic/

06/02/2020 09:45

LAJMI I FUNDIT: Pesë lojtarë dhe dy trajnerë te Barcelona me koronavirus