Sporti

Barcelona tërhiqet nga gara për yllin e Francës

04/05/2019 19:57
nga:M K

Barcelona nuk do të bëjë më asnjë përpjekje për të sjellë në “Camp Nou” kampionin e botës, sulmuesin francez Antoine Griezmann.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga Carles Rexach, këshilltari i presidentit të klubit katalanas Josep Maria Bartomeu.

Sipas Rexach, klubi “blaugrana” ia dha një herë mundësi sulmuesit 28-vjeçar të vijë në Barcelonë verën e shkuar, por ky transferim nuk u realizua.

Ndaj Griezmann pritet të qëndrojë tek Atletico Madrid edhe sezonin tjetër.

“Unë nuk do ta blija më. Më qartë se kaq nuk mund të flas. Ai e kishte momentin e tij për të ardhur këtu tek ne.

Treni kalon vetëm një herë në jetë dhe nëse e lë të ikë, atëherë nuk ke më asnjë shans t’i hipësh më. Ai tren ka kaluar për Griezmann”, thas Carles Rexach.

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës