Sporti

Barcelona synon yllin e Corinthians

11/09/2018 13:21
nga:M K

Barcelona po mendon seriozisht për merkaton e Janarit.

Katalunasit vazhdimisht po kanë probleme me mbrojtjen, derisa tani po peshkojnë në Amerikën-latine, shkruan GazetaBlic.

‘Blaugrana’ po e përcjellë kohë pas kohe yllin e Corinthians, Leo Santos.

Qendërmbrojtësi 19 vjeqar po shkëlqen me skuadrëne tij momentale, derisa performancat e jashtëzakonshme nuk kanë lënë pa rënë në sy të ekipeve më të mëdha evropiane që të interesohen për t’i siguruar shërbimet e tij.

Mirëpo Barcelona është në ‘pole-position’, e cila është e gatshme që të ofrojë shuma të majme vetëm e vetëm që t’i sigurojë shërbimet e tij.

Gjithsesi mbetet të shihet në mini-afatin kalimtar dimëror nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

01/23/2019 23:29

Barcelona “kapitulon” në Sánchez Pizjuán, buzë eliminimit nga “Copa Del Rey”