Sporti

Barcelona s’paguan klauzolën e Lautaro Martinez, e dëshiron me çmimin e tregut

05/29/2020 10:54
nga:M K

Barcelona nuk dëshiron ta paguajë klauzolën e Lautaro Martinez.

Katalunasit do të presin pas datës 15 Korrik, atëherë kur do të skadojë klauzola e lojtarit, e cila gëzon çmim prej 111 milionë eurosh për dy javët e para, përcjell GazetaBlic.

Për shkak të koronavirusit, Barça s’është e gatshme të paguajë një çmim aq të lartë për të, andaj edhe dëshiron që në fund të muajit të tentojë ta sjellë argjentinasin në “Camp Nou”.

Klubi ka arritur marrëveshje pesë vjeçare me futbollistin, prandaj edhe mendon se me pak presion të lojtarit ndaj drejtuesve zikaltër, do ta ketë më të lehtë prurjen e tij.

Gjithsesi, afati kalimtar pritet të jetë goxha i nxehtë, derisa ky operacion transferimi një nga pikat kyçe.

/GazetaBlic/

10/22/2020 10:50

Manchester United hyn në garë për Lautaron