Sporti

Barcelona s’ndryshon mendje, Coutinho do të largohet

04/18/2020 21:09
nga:M K

Ishte i huazuar te Bayerni për dy vite me radhë, por që gjermanët duket se nuk do ta blejnë atë.

Në fakt, tashmë bavarezët kanë dhënë verdiktin e tyre përfundimtar sa i përket kësaj çështjeje, andaj tashmë i mbetet Barcelonës, përcjell GazetaBlic.

Përkundër faktit se në qarqet e ndryshme të futbollit po përflitet për një rënie drastike të çmimeve dhe mundësia e prurjes së futbollistëve do të jetë e vështirë, katalunasit kanë vendosur që të heqin dorë nga braziliani.

Ish-anëtari i Liverpoolit është i lidhur me një rikthim të mundshëm në Angli, me Chelsean e Tottenhemin si skuadrat më të interesuara.

Varësisht se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm, ngjarje e sigurtë është se ai do të largohet përfundimisht nga “Camp Nou”.

/GazetaBlic/

05/15/2020 21:12

S’ka oferta për Coutinhon