Sporti

Barcelona s’ka para për Depayn

09/15/2020 23:14
nga:M K

Barcelona duket të mos ketë paratë e mjaftueshme për ta paguar Depayn.

Holandezi, thuhej se do të bashkohet me Ronald Koeman, ish-trajnerin te kombëtarja tulipane, por që Barcelona nuk ka buxhet ta paguajë transferimin e tij, përcjell GazetaBlic.

Barcelona ka regjistruar humbje të shumta në periudhën pandemike, andaj edhe nuk e ka ndërmend të shpenzojë pa u ndalur.

Interesant është fakti se një nga drejtuesit e klubit francez, Lyon, përmes Twitterit konfirmoi fjalët e Bartomeos, lidhur me pamundësinë e pagesës së shumë që pritej të ekzekutohej për të, e që sillej rreth 25-30 milionë euro.

“Presidenti i Barçës me telefonoi të dielën dhe me tha që Barca po vuan shumë nga kriza e Covid dhe nuk kanë mundësi të bëjnë ndonjë ofertë për #memphis”, ka shkruar Aulas në rrjetin social të lartëcekur.

/GazetaBlic/

09/05/2020 17:11

Depay në Barcelonë për 25 milionë euro