Barcelona është shumë pranë sigurimit të përforcimit të parë për sezonin e ardhshëm.
Lojtari në fjalë është Jonathan Tah, 28 vjeç, nga Bayer Leverkusen. Informacioni u bë i ditur nga shtypi katalanas këtë të mërkurë, transmeton GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi qendror është në fund të kontratës së tij me gjermanët, të cilët fituan Bundesligën për herë të parë sezonin e kaluar.
Jonathan Tah ka një fizik të lakmueshëm, me përmasa 1.95 metra dhe peshon 89 kilogramë, dhe ka luajtur tashmë 33 ndeshje ndërkombëtare.
/GazetaBlic Sport/