Sporti

Barcelona – Sevilla, ky është rezultati i pjesës së parë

08/12/2018 22:54
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Sevilla – Barcelona.

Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultatin e barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic

Serinë e golave në Superkupën e Spanjës që po zhvillohet në Marok e hapi lojtari i Sevillas, Sarabia në minutën e 10’të të duelit.

Barcelona më pas mori kontrollin e takimit dhe në fundin e pjesës së parë (42′) gjeti edhe golin e barazimit. Ishte mbrojtësi, Gerrard Pique, ai i cili dërgoi topin në rrjetë.

Vlen të theksohet se për dallim nga ndeshjet e tjera, Superkupa e Spanjës në këtë vit zhvillohet vetëm me një ndeshje, andaj fituesi si rrallë herë do të vendoset sonte.

Ja statistikat e pjesës së parë: