Sporti

Barcelona rrit ofertën për Neymarin, mësoni sa ofrojnë katalunasit për rikthimin e brazilianit

08/27/2019 15:22
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për telenovelën e shumëpërfolur, “Neymar”, që sipas të gjitha gjasave po realizon episodat e fundit, shkruan GazetaBlic.

Ylli brazilian i PSG-së, po lidhet ngushtë me një kalim në Spanjë, ku dy gjigantët, Real Madrid e Barcelona janë tejet të interesuar për t’i siguruar shërbimet e 28 vjeçarit, me këta të fundit diçka më konkretë.

E përditshmja sportive “Sport” ka publikuar pamje ku përfaqësuesit e Barcelonës shihen në kryeqytetin francez, me synimin e vetëm për të tentuar rikthimin e tij në “Camp Nou”.

Sipas informatave të fundit, katalunasit kanë ofruar 172 milionë euro, pra vetëm 50 më pak sesa pagoi PSG-ja kur braziliani kaloi drejt “Parkut të Princave”.

Gjatë ditës priten zhvillimie të reja, derisa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

11/20/2019 13:50

Neymar paralajmëron Realin: Ndihem perfekt