Sporti

Barcelona regjistron transferin e parë të Janarit

12/21/2018 08:21
nga:M K

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet.

Përkundër se ishte njëra prej skuadrave më të përforcuara edicionin e kaluar, katalunasit kanë filluar edhe të mendojnë edhe për Janarin, shkruan GazetaBlic.

Tashmë veçse e kanë kryer transferin e parë. Fjala është për Jeison Murillo, i cili në ‘Camp Nou’ do të zbarkojë nga Valencia.

Të dy klubet tashmë kanë arritur marrëveshje, kurse poashtu edhe lojtari ka përfunduar të gjitha procedurat me klubin e ri, andaj vetëm duhet pritur deri në hapjen e merkatos që edhe zyrtarisht të jetë ‘verdhë e kuq’.

“Blaugrana” po çalon vazhdimisht në mbrojtja, e kjo është edhe arsyeja pse Valverde ka menduar për një përforcim në repartin defansiv.

/GazetaBlic/

01/23/2019 23:29

Barcelona “kapitulon” në Sánchez Pizjuán, buzë eliminimit nga “Copa Del Rey”