Sporti

Barcelona regjistron rekordin e zi pas ndeshjes ndaj Celtas

11/06/2021 19:29
nga:E K

Barcelona ka barazuar Celta Vigos me rezultat 3-3.

Blaugranët ishin në avantazh të thellë në pjesën e parë me rezultat 3-0, por në pjesën e dytë vendasit shënuan tre gola për t’ia rrëmbyer një pikë mysafirëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Për Barcelonën shënuan: Fati, Busquets dhe Depay (5′, 18′ dhe 34′), kurse për Celta Vigon realizuan Aspas (52′, 90+6′) dhe Nolito (74′).

Pas kësaj ndeshje duke mos fituar pavarësisht epërsisë së tre golave, Barcelona ka regjistruar një rekord negativ, raporton ‘OptaJose’.

1998 – FC Barcelona kanë dështuar të fitojnë një ndeshje të La Liga-s të pasi kanë udhëhequr me tri gola diferencë, për herë të parë që nga janari 1998, kur humbën kundër Valencias në Camp Nou (3-4) me dygolëshin e Claudio López.

Me këtë barazim Barcelona shkon në kuotën e 17’të pikëve dhe pozicionohet në vendin e 9’të në tabelën e La Liga tetë pikë më pak se lideri Real Sociedad.