Sporti

Barcelona provon ta largojë Suarezin, i’a propozon gjigantit evropian

08/20/2019 19:23
nga:M K

Barcelona është përforcuar dukshëm këtë merkato.

Ardhja e Griezzmanit në “Camp Nou” si duket i’a ka zbehur rolin Suarezit në formacionin e Valverdes, andaj ky i fundit duket se nuk po llogarit në uruguaianin, shkruan GazetaBlic.

Kësisoj, Barcelona po provon ta largojë përfaqësuesin ameriko-latin, duke i’a propozuar Juventusit.

“Zonja e Vjetër” nuk po arrin asesi te Icardi, sidomos sot kur argjentinasi ka pranuar fanellën me numër “7”.

Blaugrana po synon ta rikthejë në skuadër Neymarin, ndërkaq po dëshiron t’i gjejë fondet, pasi është shpenzuar goxha me blerjen e francezit të Atletico.

Ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket negociatave ‘Barça-Juve’, megjithatë mbetet të shihet ditëve të ardhshme.

/GazetaBlic/

09/05/2019 20:51

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e Messit dhe të Suarezit