Sporti

Barcelona pritet të transferojë minimumi katër futbollistë

06/06/2019 09:41
nga:M K

Edhe pse tripleta dukej afër, brenda një kohe të shkurtër ndryshoi gjithçka.

U eliminuan nga Liverpooli në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe pastaj u mposhtën nga Valencia në finale të Kupës së Mbretit, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për Barcelonën, që në fund u deshë të ndahej e kënaqur vetëm me triumfin në La Liga, sa për të mos dështuar totalisht.

Megjithatë, drejtuesit katalunas tashmë e kanë kuptuar faktin se duhet të bëjnë ndryshime, andaj edhe kanë filluar të mendojnë për përforcime serioze, derisa tashmë njërin prej tyre e kanë përfunduar.

Frenkie De Jong ishte zyrtarizuar si lojtar i Barcelonës ende pa përfunduar sezoni i kaluar, ndërsa tani në listë janë edhe dy futbollistë të tjerë, Antoine Griezzman dhe Iñaki Peña.

Kuptohet, numri mund të rritet nëse mbyllet edhe marrëveshja me Matthijs de Ligt, ku “verdhë e kuqt” momentalisht qëndrojnë në “pole-position” për t’i siguruar shërbimet e fantazistit të Ajaxit.

Coutinho dhe Dembele ndërkaq janë emrat më të lakuar për t’u larguar nga Camp Nou, megjithëse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me hapjen e afatit kalimtar të verës.

/GazetaBlic/

09/21/2019 21:49

Befasitë s’kanë të ndalur – Granada avanson ndaj Barcelonës pas pjesës së parë