Sporti

Barcelona “piketon” synimin e radhës, është bashkëvendas i Koeman

09/22/2020 09:40
nga:M K

Koeman nuk e ka ndërmend të qëndrojë duar-kryq sa i përket përforcimeve.

Trajneri i Barcelonës dëshiron që t’i sigurojë të gjitha pozitat, andaj edhe po mendon për zëvendësimin e Semedos, përcjell GazetaBlic.

Ai ka piketuar bashkëvendasin Sergino Dest. 19 vjeçari shkëlqeu edicionin e kaluar, teksa Bayerni i Mynihut ka shfaqur interesim gjithashtu.

Koeman pritet që t’i shfrytëzojë raportet e mira me drejtorin sportiv të Ajaxit, Marc Overmars, për të arritur me lehtë te lojtari.

Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme mund të kemi lëvizje më konkrete rreth këtij operacioni transferimi.

/GazetaBlic/

10/01/2020 22:19

Një gol e një karton i kuq për katalunasit, mbyllet pjesa e parë Celta Vigo – Barcelona