Sporti

Barcelona përjashton mundësinë e rikthimit të Neymarit, kjo është arsyeja

04/16/2020 23:15
nga:M K

Sot gjatë ditës, në mediat spanjolle qarkulloi lajmi se rikthimi i Neymarit është kushti i Messit për të rinovuar kontratën.

Megjithatë, siç mëson “Cat Radio”, kjo vështirë të ndodhë, për shkak të krizës ekonomike që e ka kapluar Barcelonën pas situatës së krijuar nga pandemia “Covid 19”, përcjell GazetaBlic.

Humbjet nga shitjet e biletave, ato nga marketingu dhe të drejtave televizive, mund ta detyrojnë klubin katalunas që të shkurtojë shpenzimet bugjetore, e në këtë rast do të përfshihej edhe mos-transferimi i lojtarëve të shtrenjtë.

Neymar është një i tillë. Braziliani kaloi nga Barça tek PSG në verën e vitit 2017 për shumën e 222 milionë eurove, teksa tani francezët janë të gatshëm që të heqin dorë nga kartoni i tij, duke parë edhe entuziazmin e lojtarit për largim, por vetëm me 150 milionë euro në tavolinë.

Kjo shumë vështirë se do të paguhet nga gjiganti spanjoll, megjithatë, mbetet të shihet.

/GazetaBlic/

05/13/2020 18:01

Semedo në shitje, Barcelona ia cakton çmimin