Sporti

Barcelona nuk heq dorë nga De Light dhe De Jong

12/06/2018 23:15
nga:Lorik J

Barcelona vazhdon të synojë transferimin e Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong nga Ajax, sipas El Mundo Deportivo.

Gjigandët holandezë po kërkojnë shumën prej 140 milionësh dy talentët e tyre, shkruan GazetaBlic.

Lojtarët holandezë thuhet se kanë kapur vëmendjen e një numri të madh të klubeve kryesore evropiane, me Barcelonën që është në ‘pole position’.

Mbrojtësi qendror De Ligt, 19 vjeçar ka bërë 85 paraqitje në ekipin e Ajaxit.

Mesfushori 21-vjeçar De Jong ka katër paraqitje për Holandën dhe sezonin e kaluar regjistroi shtatë asistime nga 22 ndeshje në Eredivisie.

/GazetaBlic/