Sporti

Barcelona nuk heq dorë nga Coutinho, shet këta tre futbollistë për të

12/01/2017 13:01
nga:E.A

Gjiganti spanjoll është i gatshëm të largojë tre futbollistë nga radhët e veta, në mënyrë që të ketë paratë e mjaftueshme për blerjen e Coutinho.

Barcelona do t’i ofrojë Philippe Coutinho kontratë që peshon 14 milionë euro në edicion, nëse mund ta bindë Liverpool që ta shesë brazilianin.

Liverpool ka refuzuar të gjitha ofertat për Coutinho verën që lamë pas, por raportohet se Barca do të mundohet që ta blejë në janar për 150 milionë euro.

Pritet që atij t’i ofrohet kontratë shumë joshëse, ndërsa pritet që katalunasit të largojnë tre futbollistë, për të krijuar bazën buxhetore të realizimit të operacionit.

12/10/2017 22:51

Villarreal-Barcelona notat e lojtarëve, kjo është nota e Lionel Messit