Sporti

Barcelona nënshkruan me yllin e Groningenit

05/23/2019 13:53
nga:M K

Barcelona vazhdon të përforcohet.

Kësaj radhe nuk është ndonjë transferim i shtrenjtë, mirëpo është një talent i jashtëzakonshëm, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për yllin e Groningenit, Ludovit Reis, i cili tash e një kohë të gjatë është monitoruar nga katalunasit.

Mundo Deportivo ka raportuar sot se klubi ka arritur marrëveshje me lojtarin që me datën 1 të muajit Qershor do t’i mbushë 19 vjet.

Drejtuesit e klubit kanë paguar afro 3.25 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij, derisa ka një klauzolë në kontratën e tij prej 100 milionë eurosh.

Gjithashtu në klauzolë specifikohet se klubi mund t’ia vazhdojë kontratën lojtarit deri në vitin 2024.

Mbetet të shihet nëse në edicionin e ri ai do të ketë hapësira të mjaftueshme që të tregohet.

/GazetaBlic/

09/14/2019 23:09

Notat e futbollistëve: Barcelona – Valencia