Sporti

Barcelona me ofertë zyrtare për Lautaro Martinez, Marotta e refuzon atë

05/05/2020 07:58
nga:M K

Mbetet një nga temat më të përfolura javëve të fundit.

Lautaro Martinez tash e një kohë të gjatë është në radarin e Barcelonës, ndërsa siç shkruan sot “Gazzetta Dello Sport”, katalunasit tashmë kanë dërguar një ofertë/paketë për shërbimet e argjentinasit, përcjell GazetaBlic.

Kjo ofertë prej 80 milionë eurosh, plus shërbimet e Semedos, Firpos dhe Tobidos është refuzuar menjëherë nga Marotta, duke shtuar kështu hipotezat se përfaqësuesi ameriko-latin do të qëndrojë në “Giuseppe Meazza”.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në Korrik, pasi atëherë aktivizohet edhe klauzola e largimit të futbollistit, ku për shumën e 111 milionë eurove, cilado skuadër mund ta ketë atë.

Ka qenë gazetari italian, Giovanni Capuano i cili në orët e para të ditës së sotme e ka shpërndarë një njoftim në “Twitter”, ku për burim kishte portalin e lartëcekur italian.

/GazetaBlic/

10/22/2020 10:50

Manchester United hyn në garë për Lautaron