Sporti

Barcelona luan sonte në Kupën e Mbretit, shtyhet fillimi i ndeshjes për arsye sigurie

12/16/2025 20:13
nga:Mergim Rreci

Barcelona e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Kupën e Mbretit.

Katalantasit do të përballen me skuadrën e Guadalajara, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohet nga ora 21:00, por është shtyrë për në ora 21:30, kjo për shkaqe sigurie me tribunat e përkohshme në stadiumin ‘Pedro Escartin’.

/GazetaBlic Sport/