Barcelona e pret Leganesin me fillim nga ora 22:00 në kuadër të xhiros së 29 të Primvera Divisionit spanjoll.
Katalunasit pas fitores së pastër në udhëtim ndaj Mallorcas, 0-4, sonte synojnë edhe fitoren e radhës në duelin e dytë pas rikthimit, përcjell GazetaBlic.
Mediat ndërkombëtare të sportit kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.
Më poshtë emrat e futbollistëve që pritet ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.
BARCELONA (4-3-3): Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Juniro Firpo; Arthur Melo, Rakitic, Vidal; Messi, Griezmann, Luis Suarez (ose Braithwaite).
LEGANES (4-2-3-1): Cuéllar; Jonathan Silva, Omeruo, Tarin, Bustinza; Rubén Pérez, Roque Mesa; Eraso, Assalé, Ruibal; Angel Guerrero (ose Guido Carrillo)
/GazetaBlic/