Sporti

Barcelona konfirmon shitjen e futbollistit që dikur e konsideronte si talentin më të madh ndonjëherë

01/11/2019 22:08
nga:M K

Barcelona ka arritur një marrëveshje me Sevilla për transferimin e Munir El Haddadi.

Siç ka bërë të ditur vetë klubi katalanas, sulmuesi do të transferohet te andaluzët për 1,050,000 euro.

“Klubi falënderon Munir El Haddadi-n për përkushtimin e tij dhe i uron sukses në të ardhmen”, lexohet në komunikatën zyrtare të Barçës.

El Haddadi debutoi me katalanasit në moshën 18 vjeç, duke luajtur për herë të parë si titullar nën drejtimin e Luis Enrique në një ndeshje të kampionatit të zhvilluar në sezonin 2014/15 mes Barcelona-s dhe Elche-s. Në këtë takim ka ardhur edhe goli i tij i parë me Barçën.

Ai ka luajtur 56 takime në total me “blaugranat” dhe ka fituar dy kampionate, dy Kupa të Mbretit, një Champions League, një Botëror për Klube, një Superkupë të Europës dhe dy Superkupa të Spanjës.

Gjithashtu, ai ka shënuar 12 gola për katalanasit në kompeticionet zyrtare.

03/20/2019 20:15

Benefitet e super ushqimit Kefir