Sporti

Barcelona ka vendosur për kroatin Rakitic

12/13/2019 21:26
nga:M K

Ivan Rakitic nuk do të largohet nga Barcelona, të paktën deri në fund të sezonit.

Sipas asaj që raporton gazeta “Marca”, mesfushori kroat do të qëndrojë te klubi Blaugrana deri në qershor.

Situata e tij ka ndryshuar në muajin e fundit, falë 4 ndeshjeve në të cilat është aktivizuar ndaj Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Mallorca dhe Interit.

Kjo ka sjellë edhe ndryshimin e idesë së futbollistit për t’u larguar, teksa vështirë se do të humbasë sërish rolin e titullarit.

Inter, Juventus dhe Manchester United e duan kroatin që në muajin janar, por tashmë duhet të provojnë sërish gjatë verës me ndonjë ofertë konkrete.

01/25/2020 14:48

Formacionet zyrtare: Valencia – Barcelona