Sporti

Barcelona ka planin B nëse dështon pista “Lautaro Martinez”

04/14/2020 21:58
nga:M K

Barcelona është një nga skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e fantazistit argjentinas, Lautaro Martinez.

Megjithatë, pas krizës së koronavirusit, shpenzimet multi-milionëshe duket të jenë të pamundura, teksa Interi nuk do të jetë i gatshëm që lojtarin që shkëlqeu këtë edicion, ta shkëmbejë kokë më kokë me ndonjë tjetër lojtar, përcjell GazetaBlic.

Kësisoj, drejtuesit katalunas tashmë kanë gati planin B, gjithmonë nëse dështon pista “Lautaro Martinez”, për të cilin ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh për dy javët e para të Korrikut.

Plani B mban emrin, Pierre Emerick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni ka kontratë me “topçinjtë” deri në vitin 2021, andaj zgjedhja e një skuadre të re, mbase do të ishte zgjidhja më e mirë për të.

/GazetaBlic/

09/22/2020 09:40

Barcelona “piketon” synimin e radhës, është bashkëvendas i Koeman