Sporti

Barcelona ka gati një tjetër sulmues, pritet marrëveshja me Levanten

02/14/2020 14:04
nga:Mergim Rreci

Dëmtimi i Luis Suarez, por mbi të gjitha dëmtimi i Dembele, i cili sapo ishte rikthyer nga një tjetër dëmtim, detyroi drejtuesit e Barcelonës që të merrnin leje në Federatë në mënyrë që të kishin mundësi që të afronin një tjetër sulmues, duke parë mungesën e një alternative.

Emrat e përmendur janë të shumë, duke nisur që nga Willian Jose i Sociedad, Lucas Perez i Alaves, Loren i Betis e së fundmi edhe ai i Roger Marti nga Levante, përcjell Gazeta Blic.

Pikërisht ky i fundit duket së ka fituar më tepër kuota për të veshur fanellën e Barcelonës, në një periudhë jo normale të kampionatit, pasi merkatoja është mbyllur 2 javë më parë.

Katalanasit pritet t’i paraqesin një ofertë drejtuesve të Levantes për sulmuesin, i cili këtë sezon ka shënuar 10 gola, në 22 takim në La Liga.

Mbetet të shihet se a do të arrihet akordi mes palëve në lidhje me këtë çështje sepse është shumë e nevojshme që Barcelona të përmirësohet në këtë drejtim.