Sporti

Barcelona interesohet për mbrojtësin e Lazios, Luiz Felipe

03/17/2020 17:09
nga:M K

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për të, por jo me oferta konkrete.

Të paktën kështu thotë menaxheri i brazilianit të Lazios, Felipe Luiz, i cili po tregon një sezon fantastik, të paktën deri më tani, kur i njejti është pezulluar, përcjell GazetaBlic.

Stefano Castagna, agjenti i lojtarit se janë disa skuadra të interesuara për të, të cilat kanë pyetur formalisht për vlerën e kartonit, megjithëse jo edhe shumë konkrete, pasi nuk kanë ardhur me oferta zyrtare, as tek unë as tek Lazio.

Por, ajo që është e rëndësishme, mediat katalunase shkruajnë se Barcelona tashmë e ka futbollistin në radar, por mbetet të shihet gjatë verës nëse kalimi i tij nga gadishulli Apenin në atë Iberik do të bëhet realitet.

“Felipe Luiz po bën mjaft mirë. Është një mbrojtës i kompletuar, teknik dhe i shpejtë. Ka shumë pak mbrojtës si ai momentalisht në treg dhe shumë klube kanë trokitur në zyrat e Lazios, për të marrë informacione, ndonëse zyrtarisht mua ende nuk më ka kontaktuar askush”, deklaroi Castagna.

/GazetaBlic/

08/06/2020 22:02

Lazio edhe zyrtarisht në Ligën e Kampionëve