Barcelona ka mposhtur Interin me rezultat 2-1 për ta regjistruar fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Përkundër disavantazhit prej 0-1 pas pjesës së parë, katalunasit rikthyen gjithçka në pjesën e dytë, me dy golat e Luis Suarez, shkruan GazetaBlic.
Pas ndeshjes, sajtet e statistikave në futboll kanë dalë me notat e futbollistëve, derisa siç edhe mund ta shihni më poshtë, lojtari i ndeshjes u zgjodh Leo Messi, përkundër faktit se uruguaiani shënoi dy herë.
/GazetaBlic/