Sporti

Barcelona i’a rrëmben nga duart Bayernit futbollistin kampion të botës

01/04/2019 09:24
nga:M K

Barcelona është afër transferimit të parë merkaton e Janarit.

Fjala është për mbrojtësin e djathtë të Suttgartit, Benjamin Pavard, shkruan GazetaBlic.

Kampioni i botës me Francën ka shkëlqyer në botërorin që e lamë pas, derisa katalunasit si duket i’a kanë rrëmbyer nga duart Bayernit, që po e kërkon qe një kohë të gjatë.

Të paktën kështu raportojnë mediat nga Spanja, të cilat thonë se ‘blaugrana’ po mendon vazhdimisht për përforcimin e ekipit, në mënyrë që të ketë fond të mjaftueshëm të lojtarëve për të tre kompeticionet që do të garojë.

Kampionëve aktual spanjoll ky transferim, gjithmonë nëse zyrtarizohet, do t’i kushtojë afro 50 milionë euro.

/GazetaBlic/

03/14/2019 12:38

Barcelona merr një lajm tejet të keq pas fitores ndaj Lyonit, ylli i skuadrës mungon për afro 1 muaj