Sporti

Barcelona ia ofron Coutinhon Chelseat

04/22/2020 11:31
nga:M K

Coutinho asesi të gjejë rehati. Në fund të edicionit do të rikthehet në “Camp Nou”, pasi Bayerni ka bërë të ditur që s’do ta shfrytëzojë opsionion e blerjes.

Kësisoj, tani i mbetet në dorë Barcelonës, të vendos për shitjen e tij. Në fakt duhet të vendos se kujt do t’ia shesë, pasi largimi i tij nga Katalonia është ngjarje më se e sigurtë, përcjell GazetaBlic.

Siç shkruan “Goal”, drejtuesit tashmë po shikojnë opsionin më të mirë për të hequr dorë nga ai, teksa duket se kanë trokitur në derën e Chelseat, klub me të cilin gëzojnë raporte tejet të mira në tregun e transferimeve.

Kjo do t’i mundësonte Barcelonës rritje të bugjetit, në mënyrë që mos të përballet me rregullat e “Fair Play-it”, pasi blerja e Lautaro Martinez nga Interi, është çdo ditë e më afër.

Në anën tjetër, Chelsea do të ishte i kënaqur me brazilianin, duke parë se tre futbollistë me emër do të largohen nga ishulli. Pra, bëhet fjalë për Willian, Pedro e Giroud.

/GazetaBlic/

09/22/2020 09:40

Barcelona “piketon” synimin e radhës, është bashkëvendas i Koeman