Sporti

Barcelona i ofron Interit pesë lojtarë për Lautaro Martinez

03/26/2020 11:30
nga:M K

Barcelona është tejet e interesuar për t’i siguruar shërbimet e yllit të Interit, Lautaro Martinez.

Argjentinasi po shkëlqen këtë edicion, teksa siç duket katalunasit i kanë “mprerë dhëmbët” për ta sjellur në “Nou Camp”, përcjell GazetaBlic.

Ai gëzon një klauzolë në kontratën e tij prej 111 milionë eurosh, e që aktivizohet në Korrik. Përderisa fillimisht drejtuesit Blaugrana kishin shprehur dëshirën për ta paguar, atyre u ka lindur një tjetër ide, kjo duke u bazuar edhe në synimet e Interit.

“Verdhë e kuqtë” janë të gatshëm që t’i ofrojnë pesë lojtarë për një. Ata janë të gatshëm që t heqin dorë nga Arthur Melo, Jean Clair Todibo, Arturo Vidal, Nelson Semedo dhe Carles Alenan, vetëm e vetëm që të arrijnë te Martinez.

Interi edhe më herët e ka përmendur se do t’i pëlqente t’i kishte në radhët e veta, Vidalin, Melon e Semedon, gjithnjë sipas “Corriere Dello Sport”.

Kështu që, pritet të jetë goxha interesant në verën e këtij viti sa i përket tregut të transferimeve.

/GazetaBlic/

03/28/2020 11:44

Lautaro i thotë po Barcelonës, Interi kërkon 150 milionë euro