Sporti

Barcelona humb 6 milionë euro nga mos-prania e tifozëve në duelin ndaj Napolit

03/10/2020 15:37
nga:M K

Tashmë është zyrtare se dueli i kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Ndërkaq, gazetari i afërt me klubin spanjoll, Alfredo Martinez ka publikuar një të dhënë interesante, shkruan GazetaBlic.

Në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter” ai ka thënë se klubi regjistron humbje prej 6 milionë eurosh për shkak të mos-pranisë së tifozëve, megjithëse shton faktin se ajo është dytësore, pasi shëndeti publik është parësor.

Më poshtë edhe “twetti” i tij.

/GazetaBlic/

03/21/2020 20:02

Barcelona e ëndërron, Chelsea e ka në dorë fatin e tij