Sporti

Barcelona gati ta shesë të drejtën e emërimit të stadiumit “Camp Nou”, kjo është arsyeja

04/21/2020 15:46
nga:M K

Skuadra e Barcelonës është gati ta shesë të drejtën e emërimit të stadiumit “Camp Nou”.

Kështu ka bërë të ditur zëvendës-presidenti Cardoner, përmes një prononcimi, përcjell GazetaBlic.

Ai ka deklaruar se të hollat do të shkojnë për bamirësi, pasi në këto kohë të vështira duhet ndihmuar me njëri-tjetrin.

Këtë vendim e mori bordi drejtues i klubit “kuq e verdhë”, teksa u zyrtarizua sot.

“Ne duam ta dërgojmë një mesazh universal. Për herë të parë dikush do të ketë mundësi ta vendosë emrin e vet në Camp Nou dhe paratë do të shkojnë për bamirësi e jo për Barcelonën.

Iniciativa erdhi pas situatës emergjente. Ne mendojmë se dueht të përgjigjemi shumë shpejt ndaj kësaj situate”, ka thënë mes tjerash, zëvendëspresidenti Jordi Cardoner për The Associated Press.

Në fakt, katalunasit këtë plan e kishin për edicionin 2023/2024. Sipas tyre, ky projekt do t’i sillte klubit plotë 300 milionë euro.

/GazetaBlic/

09/22/2020 09:40

Barcelona “piketon” synimin e radhës, është bashkëvendas i Koeman