Sporti

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mposht Sevillën

08/12/2018 23:58
nga:Lorik J

Barcelona ka fituar sonte superkupën e Spanjës pasi që ka mposhtur me rezultat 2-1, Sevillan

Lionel Messi e ka çuar kupën për herë të parë si kapiten i Barcelonës pasi që në fund të sezonit të kaluar Andres Iniesta u largua nga ekipi katalunas.

Për herë të parë superkupa e Spanjës mbahet vetëm me një ndeshje dhe është hera e parë që ajo është zhvilluar jashtë Spanjës, në shtetin e Marokut.

Sevilla ja nisi më mirë këtë takim dhe erdhën të goli i parë që në minutën e nëntë, ku Pablo Sarabia e shfrytëzoi një mundësi të mirë dhe shënoi golin e epërsisë.

Barcelona reagoj menjëherë me disa sulme të shpejta por goli i barazimit erdhi tek në minutën e 42.

Lionel Messi goditi shtyllën nga goditja e lirë, kurse topi u kthye në këmbët e Gerard Pique i cili barazoi rezultatin.

1-1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdonte sulmet por Sevilla arrinin që të mbroheshin shumë mirë.

E kur mendohej që ndeshja do të shkonte në vazhdime, në skënë doli Ousmana Dembele, i cili shënoi gol në minutën e 78.

Pas golit të pësuars Sevilla vazhdoi presionin dhe fitoj një penallti në minutën e 90’të por Ter Stegen e pret penalltinë në mënyrë maestrale, goditjen e Ben Yedder.

Ky është trofeu i parë i Messis si kapiten i skuadrës, pasi që më parë ai kishte fituar trofe por ato i ngriste Xavi ose Iniesta. GE

10/20/2018 21:41

Përfundon pjesa e parë në ‘Camp Nou’