Sporti

“Barcelona është klubi i jetës sime”, Yamal nuk mendon largimin: Dua të rinovoj kontratën me ta

01/08/2025 15:50
nga:Mergim Rreci

Akademia La Masia e Barcelonës gjithmonë ka qenë ndër më të mirat për talentet që ka nxjerrë. Padyshim që më i miri është Lamine Yamal, i cili i ka treguar më së miri cilësitë e tij.

Disa nga klubet më të mira nga Europa e kërkojnë talentin 17-vjeçar të blaugranave, por ky i fundit në një intervistë për “CNN Sport” i ka mbyllur derën një largimi të mundshëm nga ekipi i tij.

“Nuk e di se kur do të nënshkruaj një kontratë të re, por mendoj se do të ndodhë shumë shpejt. Në fund të fundit, Barcelona është klubi i jetës sime. Shpresoj të rinovoj kontratën me ta dhe të qëndroj në këtë klub sa më gjatë që të jetë e mundur.

Dua të luaj në ligën spanjolle. Unë duha të luaj për Barcelonën, do të rinovoj kontratën me ta, do ta bëj”, shprehet Yamal.