Barcelona dëshiron të vazhdojë kontratën me mbrojtësin Ronald Araujo sa më shpejt që të jetë e mundur, sipas mediave katalanase.
25-vjeçari uruguaian është vendosur si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë.
Kontrata e Araujos skadon në vitin 2026, por për Barcelonën një kontratë e re është prioritet për ta mbrojtur atë nga klubet e interesuara.
Bayern Munich dhe Manchester United po i ofrojnë një pagë shumë më të lartë Araujos, kështu që Barça është e gatshme t’i ofrojë atij një rritje të konsiderueshme page.
/GazetaBlic Sport


