Sporti

Barcelona e tepron me çmimin e biletave, Liverpooli i përgjigjet në të njëjtën mënyrë

04/18/2019 22:27
nga:M K

Barcelona ka mposhtur Manchester United në çerekfinalen e Champions League duke kaluar në gjysmëfinale.

Katalanasit do të presin Liverpool, që në çerekfinale eliminoi Porton, për ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve në Camp Nou.

Megjithatë, tifozët anglezë janë goditur me një çmim stratosferik për biletat e transfertës shkruan Telesport, përcjell GazetaBlic.

Ata që duan të shohin ndeshjen ndaj Barça-s në Spanjë duhet të paguajnë €119 për një biletë.

Klubi i Liverpool nuk ishte aspak i kënaqur me këtë çmim të kripur dhe është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë.

Çmimi i Liverpool për tifozët miq ishte 88 euro, por tani klubi anglez e ka rritur në 119 euro, aq sa Barcelona.

31 eurot që do të fitohen shtesë do të subvencionohen për tifozët vendas.

08/23/2019 01:58

Ekskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor: Nisma e AKR shkojnë bashkë në zgjedhje!