Sporti

Barcelona e prezanton transferin e ri para tifozëve, shikoni fjalët e tij

01/12/2019 11:38
nga:I S

Jean Clair Todibo është lojtari i ri që iu është bashkangjitur skuadrës së Barcelonës.

Me paraqitje fantastike tek skuadra e Toluse 19 vjeçari po konsiderohet e ardhmja e ekipit ‘katalanas’, shkruan GazetaBlic.

“Mezi po pres që të mbrojë këto ngjyra” ka thënë Todibo për “Sport”.

“Jam duke realizuar një ëndërr që kam pasur që kur isha i vogël. Gjithmonë e kam dashur Barçën” ka thënë lojtari.

Ende nuk dihet nëse Todibo do të qëndrojë tek skuadra e Barçës apo do të dërgohet diku në formë huazimi.

/GazetaBlic/