Sporti

Barcelona e kërkon me ngulm, Interi me vendim të ri për Lautaro Martinez

09/08/2020 13:50
nga:M K

Përderisa Barcelona edhe më tutje po qëndron duarkryq sa i përket rritjes eventuale të ofertës për argjentinasin, Interi duket të ketë bërë hapin e radhës.

Sipas raportimeve të fundit, Interi ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Lautaro Martinez, ku kanë shprehur gatishmërinë për t’ia rinovuar kontratën, përcjell GazetaBlic.

Interi dëshiron të përfitojë nga situata, ku Barça është tërhjekur në aspektin e kërkesës për përfaqësuesin ameriko-latin.

Futbollisti, momentalisht përfiton 3 milionë euro në sezon, duke përfshirë bonuset, ndërkaq me ofertën e re mund të fitojë deri në 6 milionë euro, plus bonuset.

Me këtë pagë Lautaro do të kalonte në listën e futbollistëve më të paguar në klub, pasi më shumë aktualisht fitojnë vetëm Lukaku, Eriksen e Sanchez.

/GazetaBlic/

10/22/2020 10:50

Manchester United hyn në garë për Lautaron