Sporti

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Neymarit, është super lojtar

11/06/2017 12:40
nga:Y.K

Barcelona është duke e ndjekur Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez i Atletico Madrid ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh dhe Barcelona mendon se është një çmim i arsyeshëm për një sulmues i cili ka treguar në vitet e fundit se ai mund të jetë vendimtar.

Në verë Barcelona ishte e interesuar që ta zëvendësonte Neymarin, por klauzola e blerjes së tij ishte 200 milionë euro, e ngritur në atë shifër, sepse Atletico e kishte të ndalur transferimin e lojtarëve, raporton Gazeta Blic

Ish sulmuesi i Real Sociedad nuk është duke shijuar veten në Atletico. Ai ka shënuar vetëm tri herë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve këtë vit.

Duket sikur ai ka mendjen e tij në një klub tjetër. Barcelona mund ta transferojë francezit për ta rritur cilësin e sulmit e cila përbehet nga treshja Suarez – Messi e Dembele./Gazetablic.com

11/18/2017 23:08

Kjo statistikë po tmerron Real Madridin (FOTO)