Sporti

Barcelona e ëndërron, Chelsea e ka në dorë fatin e tij

03/21/2020 20:02
nga:M K

Është duke u monitoruar nga disa skuadra, së fundi edhe nga Barcelona, por Chelsea e ka në dorë fatin e tij.

Mesfushori i Sassuolos, Jeremie Boga po shkëlqen me ekipin “gjelbër e zi”, por duket se po kalon muajt e fundit në “Mapei Stadium”, kjo për shkak të ofertave të shumta dhe interesimit të madh për të, përcjell GazetaBlic.

Katalunasit tashmë e kanë vënë në radar francezin 23 vjeçar, megjithatë jo gjithçka varet nga klubi që dëshiron ta ketë në radhët e veta.

Kjo për shkak se skuadra që e rriti atë, Chelsea, ka përparësi në transferimin e tij. Kontrata me Sassuolon ka një klauzolë ku përfshihet se opsioni i parë për t’u blerë është Chelsea, madje specifikohet edhe shuma, 14 milionë euro.

Pra, londinezët mund ta kenë talentin në radhët e tyre për këtë shumë, ndërsa nëse nuk arrijnë ta bindin që të nënshkruajë me të, atëherë lojtari fantazist mund të kalojë te ndonjë skuadër tjetër.

Ky opsion do t’i ndihmonte dukshëm edhe ekpit aktual, pasi do të shtoheshin shanset që të përfitojnë më shumë para nga heqja dorë prej kartonit të tij.

/GazetaBlic/

03/21/2020 18:22

“El Clasico” në merkato, gjigantët spanjollë pas mbrojtësit të Bayernit